Kryeministria: Ristani i dehur përveçse dënuar për korrupsion
Tiranë – “Një folës përgjithësisht i dehur” – ky është vlerësimi i Kryeministrisë për deputetin demokrat Arben Ristani, pas incidentit që shkaktoi dje në tryezën e Dialogut të Nivelit të Lartë.Përveçse “përgjithësisht i dehur”, shton Kryeministria, Ristani rezulton një i dënuar me burg për korrupsion dhe dhe njihet si vjedhës votash në krye të KQZ-së.Ka qënë një nga dëshmitarët okularë të ngjarjes së djeshme, Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit Rama, që ka dhënë sot një deklaratë lidhur me ngjarjen e djeshme në të cilën thuhet:“Nuk është qëllimi i kësaj deklarate të tregojë edhe njëherë tjetër kush është zoti Arben Ristani. Çdo shqiptar e njeh sepse është bërë personazh mediatik qoftë si i dënuar me burg për korrupsion, qoftë si vjedhës votash në krye të KQZ-së, por edhe qoftë si një folës përgjithësisht i dehur që merr përsipër të lëshoje "të fortat" e opozitës nga foltorja e Kuvendit ose e partisë.Kjo deklaratë është vetëm një detyrim ndaj opinionit publik për të ndarë keqardhjen lidhur me fjalorin e përdorur dje nga përfaqësuesi i opozitës në tryezën e Dialogut të Nivelit të Lartë ndaj Kryeministrit të vendit, i cili, jo vetëm nuk i'u drejtua për asnjë çast zotit Ristani në sesionin e djeshëm, po përgjatë gjithë ndërhyrjeve të tij në të katër sesionet e DNL ka qenë plotësisht etik me opozitën, ashtu siç kanë qenë të gjithë anëtarët e qeverisë të pranishëm në tryezë.Dalja e sotme e deputetit famëkeq për të shpjeguar se pse përdori një fjalor të ulët në tryezën e DNL, shpjegon në fakt edhe ndodhinë e djeshme. Si sharjet dje edhe shpifjet sot, flasin në të vërtetë për gjendjen e dehur të një opozite që shan të tjerët pse i merren këmbët. Dhe keqardhja është e pashmangshme kur dëgjon opozitën e vendit tënd të flasë me fjalorin e një të dehuri përpara të huajve dhe pastaj të dalë të nesërmen e të akuzojë Kryeministrin pse asaj nuk i del pija që i ka humbur ekuilibrin."Në fund, deklarata mbart emrin e shkruesit të saj: Endri Fuga, Drejtor i Komunikimit të Kryeministrit dhe dëshmitar okular i tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë.Deklarata e Kryeministrisë është në vijim të një deklarate për shtyp që vetë deputeti demokrat Ristani dha sot lidhur me incidentin.ar.sh/Oranews.tv