"Fyle duhet të jetë i kënaqur, integrimi i Ballkanit njohu progres"

Tiranë – Analisti për çështjen e integrimit europian, Geron Kamberi, tetë vizitat e Komisionerit Europian Stefan Fyle në Shqipëri i ka parë si punë me progres për integrimin europian të vendit, sidomos në 5 vjetët e fundit, kurse në tërësi, ai shprehet se “z.Fyle ai duhet të jetë i kënaqur deri diku me mandatin e tij me procesin e zgjerimit pasi Kroacia u bë anëtare e BE-së, Mali i Zi i nisi negociatat për anëtarësim; Serbia, që shkoi përmes një procesi dialogu shumë të vështirë me Kosovën, iu mundësua dhënie e statusit kandidat dhe hapja e negociatave, pra, anëtarësim ashtu si Shqipëria, pas tre herëve refuzim.”I ftuar sot në emisionin “Ditë e Re” të gazetarit Enkel Demi në “Ora News”, Kamberi u vu përballë pyetjes: Nga vizita e parë e Komisionierit Stefan Fule e deri tek e teta, që ishte dje, a ka pasur progres Shqipëria në procesin e integrimit apo është përsëritur e njejta gjë?Dhe Kamberi tha: “Z.Fyle ishte pjesë e këtij mandati të Komisionit Europian, komisionit të dytë “Baroso”, që e mori mandantin në 2009-ën dhe e mbylli në 2014-ën. Për të gjithë ne, ky 5-vjeçar ka pasur më shumë zhvillime në raport me procesin e integrimit, duke filluar që me procesin e liberalizimit të vizave, që ka qënë edhe ai pjesë e këtij procesi, pasi BE-ja përdor disa instrumenta për të tërhequr vendet kandidate apo potencialet kandidate në integrimin e mëtejshëm në BE.Procesi i heqjes së vizave deri në një afat 3-mujor për vendet potenciale kandidate dhe vendet e tjera si Moldavia, Ukraina – sepse BE-ja është në negociata edhe me vende të tjera që nuk kanë perspektivë anëtarësimi – është një element shumë i rëndësishëm për të nxitur politikën e afrimit me Bashkimin Europian dhe shkëmbimin qoftë të njerëzve, qoftë të ideve, të mallrave e me radhë.Për Shqipërinë ka qënë një ëndërr e tejzgjatur deri diku dhe një lloj makthi nacional, veçanërisht përsa i përket qytetarëve, duke pasur parasysh se gati 1/3 e qytetarëve jetojnë jashtë Shqipërisë. Kurse negociatat i takojnë një aspekti tjetër dhe mënyra sesi e ka ndryshuar vetë BE-ja procedurën e hapjes së tyre, është një histori më vete që lidhet me atë që duhet të mësosh nga mësimet e mëparshme. Për këtë arsye për Shqipërinë do të jetë pak më e vështirë në kuptimin e kritereve, masave, vlerësimeve, - theksoi në fund të fjalës së tij,  Kamberi.ar.sh/Oranews.tv