FOTOLAJM/70 vjetori i çlirimit, nostalgjikët festojnë me Enverin në Elbasan
Elbasan- Nostalgjikët e periudhës së komunizmit vazhdojnë të tundin foton e idhullit të tyre, Enver Hoxha, në çdo festim për 70-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë.Shfaqia e radhës u shpalos sot në Elbasan, në një aktivitet përkujtimor të zhvilluar me rastin e 70-vjetorit të formimit të Brigadës së 17-të sulmuese në Gjinar të Elbasanit.Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryeparlamentari Meta edhe deputetët e LSI-së në këtë qark.“Të gjithë ata të cilët kërkojnë të vënë pikëpyetje mbi vlerat e LANÇ-it jo vetëm që bëjnë një faj të madh por njëkohësisht i kundërvihen frymës patriotike që karakterizoi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare që nga Konferenca e Pezës në mënyrë të veçantë dhe deri më 29 nëntor të vitit 1944”tha Meta ndërsa përpara një nga veteranët e shumtë në turmë tundte një portret të madh të Enverit djaloshar(në foto).Shpalosja e fotos së Enverit në Elbasan vjen pas paradës në Gjirokastër.