PD: Drejtoria e Tatimeve gjobvënës, të ardhurat e publikuara s’janë reale

Tiranë- Opozita e përcakton Drejtorinë e Tatimeve si një gjobvënës pa kriter vetëm për të plotësuar planin.Deputeti demokrat, Sherefedin Shehu, në një intervistë për Televizionin Channel One shpjegon se rritja e të ardhurave nuk është reale, ndërkohë që shprehet se nga të gjitha të dhënat e bizneseve mësohet se administrata tatimore asnjëherë nuk i vendos gjobat sipas rregullave.Sherefedin Shehu i bën thirrje qeverisë që të përmirësojë klimën e biznesit, pasi aktualisht është shumë problematike.