Alarm fals për bombë pranë Medresesë, valixhja e dyshimtë alarmon policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2014, 16:42
Tiranë- Strukturat e rendit dhe sigurisë në kryeqytet janë vënë në alarm në orët e pasdites së sotme.Shkak është bërë një valixhe e dyshimtë e lënë në hyrje të një pallati, në rrugën “Isa Boletini” pranë Medresesë, për të cilën dyshohej se mund të kishte lëndë plasëse .Policia është informuar nga një qytetar, i cili ka telefonuar në sallën operative të policisë së Tiranës.Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur grupet e xhenios dhe antiterrorist, të cilët pas kontrollit të valixhes, në të kanë gjetur vetëm rroba.Mësohet se valixheja ishte harruar nga një qytetar.