Lehtësim të procedurave për faliment, Qeveri-BB po përgatisin një ligj të ri
Tiranë- Bizneset që falimentojnë në Shqipëri tashmë do të kenë më pak procedura për të mbyllur aktivitetin e tyre.Procedurat komplekse në rast falimenti kanë qenë një ankesë e bizneseve prej kohësh dhe mesa duket qeveria në bashkëpunim me Bankën Botërore po përgatisin një paketë ligjore në bazë të cilës vendoset më shumë rregull për disa procese.Por eksperti i Bankës Botërore, Mahesh Uttamchandani, kërkon që ligji të zbatohet dhe jo të mbetet në letër.“Rezultati i pritshëm i programit është transformimi i sistemit të zgjidhjes së borxhit në Shqipëri, në një sistem më efiçent duke përmirësuar praktikat ligjore. Duhet që të kemi një reformë sa më të mirë legjislative.Legjislacioni i mirë të mos mbetet vetëm në letër, ligji duhet të jetë i zbatueshëm. E për këtë duhet përfshirja e sektorit privat dhe publik. Këto janë rezulatatet që kërkojmë”.Pavarësisht nivelit të lartë të kredive të këqia, shumë biznese nuk kanë shpallur falimentin që nga viti 2002.Sipas raportit Doing Busines, një biznes në Shqipëri do të paktën 2 vite kohë dhe procedura pa fund për të deklaruar gjendjen e falimentit.