Lezhë, i burgosuri grushta e shkelma prokurorit brenda në burg
Një prokuror i Lezhës është goditur me grushta dhe shkelma nga një i dënuar për vrasje në burgun e Shënkollit në Lezhë.Mariglen Përgjini nga fshati Manati e Lezhës ishte dënuar me 7-vite burg vetëm pak ditë më parë për vrasjen e një të riu në janar të viti 2013-s.Përgjini është hakmarrë ndaj prokurorit Beqiri pasi ky i fundit sipas tij kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vite burg, pa të drejtë.I riu pretendon se nuk ishte ai autor i vrasjes. Ngjarja është shënuar dy ditë më parë në koridorin e burgut teksa prokurori Beqiri po shkonte të takonte në qeli dy të burgosur të tjerë. Fytyra e tij është memorizuar nga Përgjini i cili sapo ka parë prokurorin ka nisur të shajë dhe ofenduar.Ai nuk është mjaftur me kaq, por ka mundur të shkëputet nga gardianët dhe ka qëlluar në drejtim të prokurit Beqiri me grushte dhe shqelma. Pas ngjarjes së ndodhur Prokuri Beqiri ka bërë kallëzim penal në organin e akuzës ndaj Përgjinit si dhe ndaj dy gardianëve të cilët e shoqëronin atë, me pretendimin se nuk kanë ndërhyrë në kohë për të shmangur incidentin.Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga vetë Drejtoria e Përgjitshme e Burgjëve, ku është saktësuar që i dënuari Përgjini menjëherë është futur në dhomën e izolimit të burgut.Gjithashtu është bërë e ditur me urdhër të prokurorisë janë arrestur shefi i sigurisë në Burgun e Shën Kollit si dhe 4 gardianët që kanë qenë në turn, ndërsa ka nisur një hetim i hollësishëm në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ambjentet e burgut.Marglen Përgjini akzuohet për vrasjen e Maltin Shtjefnit dhe plagosjen e Ergys Nikës ngjarje e ndodhur me 10 janar të vitit 2013 në një lokal në supërstradën Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimi të Shën Kollit. Pas shpalljes në kërkim nga policia e Lezhës si autor i ngjarjes Përgjini u vetëdorezur në polici 2 javë më pas, kjo sipas tij për të zbardhur të vërteën e ngjarjes pasi nuk ishte ai autor i vrasjes.Ndonëse ai kishte paraqitur prova dhe fakte që nuk e implikonin në vrasjen e Maltin Shtjefnit, duke akuzuar një tjetër person si autor të këtij krimi kjo nuk është marrë parsysh nga organi i akuzës, duke dhënë pretencën me 20 vite burg. Pas shumë seancave gjyqësore dhe me shumë tensione brenda në sallë gjykata e ka dënuar Përgjinin me 7 vite burg për ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë Gardianët e arrestuar në Shën Kollë janë në dërguar në komisariatin e Laçit, në pritje të masës së sigurisë.
(Në foto: Në të majtë Mariglen Përgjini, në të djathtë prokurori Ervin Beqiri)