Nishani në mbledhjen e KLD-së: Korrupsioni është më i madh mes politikanëve

Tiranë- Qëndrimin për KLD të cilin përcolli sot nga SHBA, kreu i shtetit Nishani e kishte të bërë të qartë edhe gjatë mbledhjes së 20 shtatorit të KLD-së.Në diskutimet e mbedhjes të bëra publike nga vetë KLD, për kërkesën e ardhur nga Kuvendi për shkarkimin e 2 anëtarëve, Elvis Çefa dhë Lulzim Lelçaj, Nishani, ka dalë në mbrojtje të gjyqësorit, duke deklaruar se më shumë sesa drejtësia, korrupsioni është më i madh mes politikanëve.“Eshtë e vërtetë që ka afera korruptive midis gjyqtareve, midis prokuroreve, par praktika e jetës tonë, jo vetem ka krijuar perceptimin por edhe ka konfirmuar se ky korrupsion është shumë herë më i madh midis politikanëve, midis vendimmarrësve që përdorin resurset dhe pasuritë publike të këtij vendi.Ka një konflikt të madh interesi në rastin e përballjes midis politikës dhe sistemit gjyqësor sepse në fund të fundit njerëzit e korruptuar në mes politikanëve, janë ata të cilët do të gjykohen nga njerëzit e gjyqësorit të cilat natyrisht që nuk janë të interesuar realisht për një gjyqësor të fortë.”Në diskutime, anëtarët e KLD janë shprehur kundër kërkesës për shkarkim, duke e cilësuar si një përpjekje të shumicës për të uzurpuar një institucion të pavarur.Ndërsa Gjin Gjoni tha se materiali është përgatitur nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të goditur anëtarët e Keshillit të Lartë të Drejtësisë.