Mediat serbe interes për vizitën e Ramës në Beograd, vizitë në Ora News

Tiranë- Vizita zyrtare e 22 tetorit e Kryeministrit Rama në Beograd dhe takimi me homologun serb Vuçiç ka zgjuar interesin e medias dhe opinionit publik në Serbi.Përfaqësues të shtypit serb ishin sot në RTV Ora News për të parë impaktin që ka në median dhe shoqërinë shqiptare takimi Rama-Vuçiç.I pyetur nga gazetarja serbe për mënyrën se si e sheh media dhe biznesi shqiptar faktin qe dy Kryeministra shqiptar dhe serb takohen për herë të parë që nga viti 1946, Presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi, e quajti një vizitë të vonuar, por mëse të domosdoshme për fillimin e shkëmbimeve tregtare dhe njerëzore.“Fakti që për 68 vjet nuk është zhvilluar asnjë vizitë zyrtare mes dy shteteve tona e bën historik takimin mes shefave të qeverisë së Tiranës dhe Beogradit”, u shpreh z.Ndroqi në bashkëbisedimin me Ambasadorin e Serbisë në Shqipëri Zariç dhe gazetarëve serbë të ardhur enkas në Shqipëri për të përcjellë tek publiku serb atmosferën shqiptare të prag vizitës së kryeministrit Rama në Serbi.