PD: Bushati bojkotoi fjalën e Nishanit në OKB: MPJ: Ishte në mbledhjen e Nuland
Tiranë- Tensionet mes qeverisë dhe Presidentit shkojnë në SHBA, ku u mbajt dhe Sesionin i 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Ndërsa vëmendja mediatike u përqëndrua në mesazhet e Presidentit rreth terrorizmit dhe njohjes së Kosovës, Partia Demokratike zbuloi sot se fjalimi i Nishanit është bojkotuar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.“Dje ka ndodhur nje skandal shumë i rëndë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka bojkotuar në mënyrë të turpshme, të pajustifikueshme dhe të paprecedentë fjalimin e Presidentit të Republikës, njëherësh Kryetar i delegacionit shqiptar në OKB.Ndërkohë që Presidenti i Republikës i drejtohet të gjithë vendeve anëtare të OKB-së, duke adresuar sfida që nga lufta kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, deri tek njohja e mëtejshme e Kosovës dhe integrimin Europian të Shqipërisë, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nuk dënjon të qendrojë në sallë në detyrim dhe respekt të vendit dhe postit që ai perfaqëson.Këtë sjellje rrugaçërore, ministri Bushati mund t’ia kishte kursyer vendit të tij në sytë e të gjithë botës duke cënuar rëndë imazhin e vendit”.Ish-kreu i Punëve të Jashtme Aldo Bumçi e cilësoi një skandal diplomatik në dëm të imazhit të vendit, e për të cilin kërkoi një reagim të menjëhershëm të kryeministrit Rama, “nëse nuk është vetë ai urdhëruesi”, theksoi deputeti demokrat.“Nëse ky gjest është rezultat i papërgjegjshmërisë personale të Ditmir Bushatit, atëherë Kryeministri Rama duhet të reagojë pa humbur kohë. Përndryshe është vetë Kryeministri që ka urdhëruar këtë skandal në forumin më të lartë të diplomacisë botërore”.Kryeministri e ka bërë zakon të ankohet për diplomatët shqiptarë, theksoi Bumçi, “por në fakt është ai dhe qeveria e tij që po dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë në botë”.Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Jashtme. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, MPJ sqaron se mungesa e Bushatit në sallën e OKB-së gjatë fjalimit të Nishanit ka ardhur për shkak të axhendës së ngjeshur të takimeve.“Gjate mbajtjes se fjalës së Presidentit te Republikës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara, Ministri Bushati, së bashku me homologët e vendeve të rajonit, ka marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Asistentja e Sekretarit të Shtetit Znj. Viktoria Nuland. Takim, i cili identifikoi rrugët dhe instrumentet e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër terrorizmit dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj, si detyrim i krijuar nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit, ku Shqipëria është bashkë-mbështetëse.Përpara se të përbaltin politikën e jashtme dhe të akuzojnë Qeverinë dhe për mungesë respekti ndaj Presidentit të Republikës, PD do te bënte mirë të konsultohej me Kreun e Shtetit, i cili është informuar për zhvillimin e takimit të Ministrave te Jashtëm të rajonit me Asistent Sekretaren e Shtetit znj. Viktoria Nuland dhe rëndësinë e posaçme të këtij takimi pas seancës se zhvilluar ne Këshillin e Sigurimit ku Shqipëria u përfaqësua si pjesë e koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA në luftën kundër terrorizmit”.Në vijim të sqarimit, MPJ thekson se në mungesë të Bushatit, të pranishëm në sallë ka qenë gjithë pjesa tjetër e delegacionit.“Ne pamundësi te Ministrit të Punëve të Jashtme për të ndjekur fjalën e Presidentit të Republikës ne sallën e Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së, me porosi të Ministrit, Presidenti ka qenë i shoqëruar nga pjesa tjetër e delegacionit përfshirë Ambasadorin tonë pranë OKB-së dhe Drejtoren e Përgjithshme të Marrëdhënieve Shumëpalëshe në MPJ, të cilët kanë kontribuar ne përgatitjen e fjalës dhe paraqitjes së Presidentit në OKB.Gjithashtu dëshirojmë të informojmë opinionin publik se pjesëmarrja e Presidentit të Republikës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB si dhe takimet dypalëshe, janë përgatitur dhe bashkërenduar nga Ministria e Punëve të Jashtme.Për te gjithë te interesuarit, lutem gjeni bashkëngjitur axhendën e datës 25.09.2014 të veprimtarive të zhvilluara në New York nga Presidenti i Republikës dhe Ministri i Punëve te Jashtme”.PD reagon sërish, Ministri gënjen, Nishani s’ka qenë në dijeni të largimitPartia Demokratike i qendron deri në fund deklaratës së mëparshme ku dënoi mungesën e Ministrit të Jashtëm gjatë fjalës së Presidentit të Republikës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se z.Nishani nuk ka pasur dijeni për largimin e Ministrit Bushati gjatë fjalës së tij.Reagimi i Ministrisë së Jashtme e thellon edhe më shumë skandalin. Jo vetëm se Ministri bojkoton seancën e Presidentit të Republikës në OKB, por edhe gënjen publikisht duke pretenduar se largimi i tij paska qënë i koordinuar.