Ministri gjerman: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin

Gjashtë fuqitë botërore duket se janë më pranë se kurrë arritjes së marrëveshjes historike me Iranin, për të zgjidhur problemet që zgjasin prej dhjetë vitesh, por sipas ministrit të jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, faza e fundit e bisedimeve do të jetë më e vështira."Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq pranë arritjes së marrëveshjes se sa tani. Por e vërteta është se faza e fundit e bisedimeve do të jetë edhe më e vështira", tha ministri pas një takimi me presidentin Iranian, Hasan Ruhani në Nju Jork, ku të dy po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara."Ka ardhur koha që t'i japim fund këtij konflikti. Shpresoj që Irani të kuptojë se, duke parë atë që po ndodh në botë dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, nuk na lejohet që bisedimet të dështojnë", u shpreh Shtajnmajer.Për takimin me Ruhanin, ministri gjerman shtoi: "Pata një bisedë mjaft të mirë me presidentin Ruhani. Sigurisht që folëm për situatën e përgjithshme në Lindjen e Mesme dhe pozicionin e Iranit në lidhje me ekstremistët dhe ndihmën që i duhet qeverisë irakiane për të ecur përpara".