Britania i bashkohet bllokut kundër IS, parlamenti “OK” sulmeve ajrore
Britani e Madhe- Parlamenti britanik i thotë ‘Po’ përfshirjes së forcave ajrore në sulme kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak.Pas 7 orësh, debati, që u zhvillua të premtën në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ligjvënësit me shumicë votash aprovuan pjesëmarrjen e forcave ajrore britanike, kundër militantëve të IS, në Irak.Sapo kishte filluar debati mbi këtë këtë çështje, kryeministri britanik, David Cameron, u ka thënë të pranishmëve, se grupet e IS, po bëjnë ‘brutalitet tronditës’.Ai po ashtu ka paralajmëruar se lufta ndaj tyre mund të zgjasë me vite.Po këtë ditë, më 26 shtator edhe Danimarka dhe Belgjika, i janë bashkuar fushatës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të luftuar IS në Irak.Ndërkaq aeroplanë luftarakë amerikanë, duke përfshirë avionë të telekomanduar, vazhduan të godasin sot objektivat e grupit Shteti Islamik në Irak dhe Siri.Komanda Qendrore amerikane CENTCOM, tha se tre sulme ajrore afër provincës Deir el-Zour të Sirisë shkatërruan katër tanke dhe dëmtuan një tjetër.Një grup monitorimi për luftën në Siri tha se në shënjestër ishin me sa duket objektet e naftës. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se u godit gjithashtu një qendër komande e grupit Shteti Islamik.CENTCOM tha se në Irak, shtatë goditje nga ajri kishin në shënjestër automjete të blinduara. Ajo tha se disa automjete të tjera dhe pozicione të avancuara janë goditur në sulmet pranë Kirkukut, në perëndim të Bagdadit, dhe në afërsi të al-Kaimit.