Panariti në Vranisht: Fermerëve do t'u sigurojmë treg shitje

Korçë - Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u ndal në Vranisht të Devollit, ku inspektoi nga afër prodhimet e zonës. Ministria e Bujqësisë - tha Panariti - është duke punuar që asnje kilogram prodhim të mos shkojë dëm, por të dalë në treg, madje duke synuar edhe treg eksporti.Prodhime të mbara këtë vit ka patur edhe në kulturat bujqësore si patatja apo speci, ku fermerët kanë arritur të prodhojnë me tonelata prodhim.Korça është një ndër qarqet kryesore në Shqipëri, e cila prodhon edhe sasinë më të madhe të mollëve, starkinge dhe gold, ndërsa nga ana e Ministrisë është kërkuar që të futen edhe kultura të reja të mollës të preferuara në treg./nzh/oranews online/