Kumbaro shpjegon debatin me Ramën: Unë viktimë e medias sociale
Tiranë- Një show për mediat apo tradhtim nervash? Ky i mbetet si sqarim vetë Kryeministrit për t'u dhënë rreth skenës të së enjtes në Kuvend.Ndërsa Ministrave u mbetet pjesa ku duhet të ripozicionohen para mikrofonave që interesohen të dinë më shumë rreth shfaqjes në podiumin qeveritar të Kuvendit.Ministrja e Kulturës Mirela, Kumbaro, një nga vartëset që Rama nuk e kurseu me debat, e përcjell me sportivitet këtë ngjarje para gazetarëve.“Telefoni im është mbytur sot nga mesazhet e tipit çfarë ndodhi dje me Ministren e Kulturës dhe Kryeministrin dhe sot të gjithë mediat sociale dhe profesionale dramën më të madhe që Kryeministri kishte bërë sherr me Ministren e Kulturës dhe me ca kolegë të tjerë. Më thoni ju mua pse duhet të ishte ky lajmi më i rëndësishëm dhe çfarë ka lajm këtu? Pse kjo duhet të përbëjë dramë?Ndërkohë mendoj që kemi një qeveri të shëndetshme ku çdo Ministër thotë gjërat që ka, ku Kryeministri thotë gjërat që ka. Apo preferojmë të kemi Kryeministrin diktator , idhull dhe ku Ministrat janë kukulla që nuk hapin gojën”tha ajo.Lotë sipas Ministres nuk ka pasur, por kamerat e Ora News e pikasën Kryeministrin ndërsa debatonte pak edhe me nervozitet edhe me Canin e Financave dhe Gjiknurin e Energjitikës.Ky i fundit e kishte për herë të parë të paktën në publik, ndërsa i pari e provoi edhe seancën e javës së shkuar shijen e hidhur të debatit me shefin.