Tregu i Porcelanit punon ilegalisht, policia ruan tregtarët te ish-Uzina Dinamo

“Ne e dimë që jemi të paligjshëm, po a është e ligjshme të vdesim për bukë?”Mbi këtë arsye, disa tregëtarë kanë sfiduar INUK që shembi tregun e Porcelanit dhe qëndrojnë po aty.Jo më në çadra, por në tavolina të improvizuara, pavarësisht motit jo të mirë, ata tregtojnë.Në kushte të tilla nuk mund të flitet më për higjenë.Ndërsa tregu i ish-Uzinës Dinamo rrethohet nga policia. Qeveria dhe Bashkia vendosën mbylljen e tij.Godinat janë rrënuar, të tjerat që janë ende në këmbë kanë qepenat e mbyllura. Nga tregu i dikushëm, sot ka vetëm rrënoja nga shembja.Një përfaqësi tregëtarësh që kanë refuzuar largimin, thanë se kanë paguar tatimet deri në dhjetor dhe se në mënyrë të padrejtë ju vilen taksat.Ata që nuk janë zhvendosur kanë mbyllur përfundimisht aktivitetin e tyre, të tjerë heqin mallrat e fundit.Mesa duket këto janë gjurmët e fundit të një tregu dhjetra vjeçarë shumice që dikur quhej tregu i ish Uzinës Dinamo.