Vlorë, “banda” e shkollës “Rilindja” dhunon tre fëmijë të familjes Rustemi
Vlorë- Pas ngjarjes së rëndë të 22 shtatorit ku një 17-vjeçare u plagos me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i saj, një tjetër incident regjistrohet në një nga shkollat e këtij qyteti.Një grup nxënësish të klasës së nëntë, të identifikuar si “banda e shkollës”, kanë detyruar tre fëmijë të familjes Rustemi, të mbyllen në banesën e tyre nga frika.Shkak për këtë është bërë një sherr mes fëmijësh në të njëjtën shkollë, i nisur në oborrin e shkollës “Rilindja”, e më tej thelluar jashtë tij.Djali 10 vjeçar (në foto) tregon rreth ngjarjes, ndërsa tha se djem të shkollës e kanë keqtrajtuar dhe e kanë djegur me cigare.“Erdhi koha e pushimit, shkova dhe u ula në një bordurë. Erdhi njëri dhe më ngriti si kukull dhe pastaj më dogji me cigare. Unë se pashë, më ngriti në ajër dhe me dogji me cigare. Ishin 10-15 veta” – tha djali.[caption id="attachment_387278" align="alignnone" width="655"]
Ne foto djali i cili thote se eshte djegur me cigare nga bashkemosharatet. Shenjat e djegies[/caption]
Në trup shihen disa shenja të zbehta, ndërsa djali tregon se djem të klasës se 9-të e kanë dhunuar. Ai tha se është ankuar te mësuesit e drejtues te shkollës, madje ka treguar në polici rreth konfliktit. Leonard Rustemi tha se nuk shkon në shkollë, ndërsa kërkon mbrojtje pasi ka frikë të dalë.Babai i djalit, Përparim Rustemi, i cili dëshmoi në polici sqaroi se fëmijët e tij, dy djemtë e vajza, nuk shkojnë më në shkollë. Sipas tij pasiguria dhe problemet në trajtimin e femijëve adoleshentë e rrisin pasigurinë.“Po këtu është ligji i kundërt, se këtë 14 vjeçarin ky ligj i parlamentit, - mos të merret me horrat, por të merret me këta minorenë, - sepse ka një ligj, që të vrasë të presë, mësuesit dhe drejtuesit e policisë të rrinë duarkryq” – u shpeh babai.Ai i bën apel Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm, atij të drejtësise dhe asaj të Arsimit për ligje të rrepta për sigurinë e fëmijëve në shkollë dhe jashtë saj.Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, Adriana Sinanaj, sqaroi se konflikti nuk ka ndodhur në shkollë. Ajo tha se menjëherë pas ngjarjes shkolla mori masa disiplinore ndaj fëmijëve të përfolur për konfliktin. Ajo tha se shkolla ka qenë gjithmonë afër këtyre fëmijëve, ndërsa deklaratat i bëri dukë dalë nga policia.Edhe policia e Vlorës reagoi për ngjarjen. Nëpërmjet zëdhënësit blutë bënë me dije se kishin kontaktuar fëmijët e përfshirë në konflikt dhe ata të lënduar të gjithë të shoqëruar nga prindërit, ndërsa tha se ndaj tyre shkolla kishte marrë masa disiplinore.“Bëhet fjale për një zënkë në ambientet e shkollës 9-vjecare "Rilindja" në Vlorë mes bashkëmoshatarëve, nxënës të kësaj shkolle. Në lidhje me këtë rast Specialisti i Policisë në Zone sapo ka marrë dijeni ka thirrur në polici 7 nxënës të kësaj shkolle të klasës se 9-të që ishin grindur, prindërit e tyre, Nëndrejtoreshën e shkollës, mesuesen kujdestare dhe prindin e 2 fëmijeve(vëllezër).Nga policia janë këshilluar fëmijët dhe prindërit e tyre si dhe u është marrë deklaratë ku kanë deklaruar se nuk do të shqetesojnë më bashkëmoshatarët e tyre. Punonjësi i policise ka mbajtur dhe mban kontakte te vazhdueshme me mesuesit dhe prindërit e nxënësve të demtuar”thuhet në njoftimin e policisë.Aktualisht tre fëmijet e familjes Rustemi nuk shkojnë në shkollë. Ata dhe prindërit e tyre kërkojnë mbrojtje nga ligji, duke qenë se sipas tyre edhe policia edhe shkolla nuk kanë vepruar në kohë.