Papa Francesku pezullon peshkopin, mbuloi abuzime seksuale
Papa Françesku ka pezulluar nga detyra një peshkop, të akuzuar për mbrojtjen e një prifti të dyshuar për abuzime seksuale ndaj të miturve në Shtetet e Bashkuara.Në deklaratën e Vatikanit thuhet se Papa ka shkarkuar peshkopin Rogelio Ricardo Livieres Plano, nga posti i tij si kreu i dioqezës së Ciudad del Este.Ky vendim vjen pasi Peshkopi kishte promovuar një prift në dioqezën e tij, i cili ishte akuzuar më parë për abuzime seksuale ndërsa shërbente në SHBA.Sipas “Reuters”, peshkopi ka refuzuar fillimisht të japë dorëheqjen pas hetimeve për akuzat dhe raportimeve për parregullsi në dioqezën e tijNdërkaq Vatikani theksoi se ka marrë "vendimin e vështirë" për largimin e Livieres Plano, pas ekzaminimeve të kujdesshme të rezultateve të hetimit të Vatikanit.Papa Francesku ka deklaruar gjithnjë se peshkopët që do të mbulojnë skandalet e priftërinjve të tjerë do të mbajnë përgjegjësi.Pak ditë më parë Ati I Shenjtë urdhëroi arrestimin në Vatikan të ish-kryepeshkopit dhe ambasadorit të Vatikanit në Republikën Domenikane, i cili akuzohej abuzim seksual me të mitur.