100 mijë foto dhe video, koleksioni i priftit pedofil

Mbi 100 mijë dosje në kompjuter me foto dhe video pronografike të shkarkuara nga interneti dhe të realizuara nga fëmijët e detyruar prej tij.Ky është bilanci i tmerrshëm i Jozev Vesolovskit, ish-ambasadorit të Vatikanit në Republikën Domenikane, tashmë i arrestuar nga autoritetet me autorizimin e Papa Françeskut.Në pamjet e sekuestruara gjatë hetimeve duken djem të moshës 13 deri në 17 vjeç të cilët poshtërohen para kamerës duke u detyruar që të kryenin marrëdhenie mes tyre dhe me të rritur.Hetimi vazhdon sepse duket se polaku Vesolovski ka pasur bashkëpunëtorë, të cilët e kanë ndihmuar të gjejë minorenët që keqtrajtonte.Madje dyshohet se ai ka qenë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar shumë të gjerë.Materialet fillimisht janë rikuperuar nga kompjuteri i zyrës, në pronësi të Vatikanit, që Vesolovski përdorte, por një pjesë e mirë e tyre ishin shkarkuar edhe në laptopin që ai merrte gjatë udhëtimeve.Gjithashtu hetuesit kanë mundur të futen në e-mail-et që Vesolovski ka shkëmbyer me persona të ndryshëm, çka mund të sjellë edhe zbulimin e bashkëpunëtorëve.Autoritetet kanë mundur të sigurojnë deri tani vetëm dëshmitë e tre djemve të abuzuar dhe nënave të tyre, ndërsa po hetohet edhe në vendet e tjera ku Vesolovski ka shërbyer.