Durrës, debate për shatërvanin, Dako: Do spostohet, s'do shkatërrohet

Durrës - Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Durrësit është ndezur nga debati në lidhje me projektin e ri të qendrës së Durrësit, dhe veçanërisht çështjes së largimit apo jo të shatërvanit.Kryebashkiaku Daku ka mbrojtur sërish projektin që sposton monumentin historik.Mbrojtja që kryebashkiaku i bëri projektit për sheshin, solli reagim të këshilltarëve të Partisë Demokratike. Pëllumb Berisha kërkoi që të rishikohet projekti, në mënyrë që shatërvani të mos shkatërrohet. Por për Dakon, me çështjen e shatërvanit po abuzohet.Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit janë diskutuar dhe çështje të tjera ai ajo e privatizimit të linjave të autobusëve brendaqytetas./nzh/oranews online/