Pilotja femër arabe, makthi i ekstremistëve të IS
Ajo mban shami, është besimtare e devotshme dhe profesioni i saj është pilote e forcave ajrore ushtarake të Emirateve të Bashkuara Arabe!Miriam Al Mansuri po shndërrohet këto ditë në makthin e Shtetit Islamik, pasi ajo drejton grupin e avionëve nga vendi arab që po kryejnë sulme në bashkëpunim me Shtetet e Bashkaura të Amerikës."Ajo është plotësisht e kualifikuar, e stërvitur mjaft mirë dhe udhëheq misionin tonë", deklaroi ambasadori i Emirateve të Bashkaura Arabe në SHBA, Jusuf Al-Otaiba."Është e rëndësishme që ne të marrim pjesë në këto sulme, pasi si muslimanë të moderuar duhet të tregojmë se ekstremistët si ata të Shtetit Islamik janë kërcënim edhe për ne. Madje janë më shumë kërcënim për ne se sa për perëndimin. Janë kërcënim për mënyrën tonë të jetesës".Por nuk ka qenë e lehtë për Miriamin që të arrinte aty ku është sot. Që e vogël ajo ka dashur të bëhet pilote, por kur mbaroi shkollën e mesme iu desh të priste deri sat ë aprovohel ligji që femrave t'u lejohej një gjë e tillë."Kam pritur dhjetë vjet që të merrej ky vendim, sepse në atë kohë femrat nuk mund të bëheshin pilote" thotë ajo.Miriami është e bindur se për të mbrojtur atdheun nuk ka ndonjë ndryshim nëse je femër apo mashkull. "jemi në një zonë të nxehtë, kështu që çdo qytetar duhet të jetë i përgatitur", shprehet ajo. "Të gjithë janë përgjegjës për të mbrojtur vendin, meshkuj apo femra qofshin".