Mbërrin në stacion anija kozmike ruse
Anija kozmike ruse, Sojuz, arriti më në fund në Stacionin hapsinor Ndërkombëtar të premten pavarësisht një problem teknik që e zgjati udhëtimin drejt kompleksit 100 miliardë dollarësh. Në bordin e anijes, që u nis të enjten nga Kazakistani, gjendeshin tre astronautë, rusët Aleksandër Samokutajev dhe Elena Serova, dhe amerikani Berri Uillmor. Ata do t'i bashkohen në stacion komandantit rus, Maksim Surajev, inxhinierit amerikan Rid Uajzman dhe inxhinierit gjerman, Aleksandër Gerst. Pritet që ekuipazhi i drejtuar nga Surajev të zbresë në tokë në nëntor, ndërsa treshja e sapongjitur do të kthehet marsin e vitit 2015. Laboratori ndërkombëtar mbikqyret në bashkëpunim mes SHBA-së dhe Rusisë, por në maj, zyrtarë të qeverisë ruse ngritën dyshime mbi të ardhmen e bashkëpunimit pasi thanë se mund të mos pranonin kërkesën e SHBA-së për ta zgjatur atë përtej vitit 2020. Që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia marrëdheniet mes dy shteteve kanë arritur në pikën më të keqe në periudhën pas Luftës së Ftohtë.