Kontrollohet sërish Lazarati, arsenal armësh në lagjen ku u sulmua policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2014, 11:04
Gjirokastër- Një tjetër arsenal armësh është gjetur në Lazarat, pikërisht në zonën ku ishte përqëndruar sulmi ndaj policisë ditët e operacionit antikanabis pak muaj më parë.Arsenali me armë është gjetur në dyshemenë e një baneseje të vjetër në lagjen e njohur si "Depoja e Ujit".Armët e sekuestruara janë: 2 mitrolozë të lehtë, 2 granat hedhës, 3 kallashnikovë, 2 pushkë, 4 granta e reth 7 mijë fishekë.