Luljeta Arapi pranon mandatin e deputetit: Vlerësim i kontributit të gruas nga PS
Elbasan - Luljeta Arapi është deputetja që i shtohet listët së deputetëve të qarkut të Elbasanit, mbas lënies së mandatit për shkak të detyrës si ministër i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.Arapi aktualisht është drejtuese e Partisë Socialiste dega Elbasan dhe deklaron se ka vendosur ta pranojë mandatin, që për të do të thotë vlerësim të kreut të qeverisë për gratë“Ky vendim i KQZ-zë, që ne hyme 3 gra në parlament, është një ndër premtimet dhe vendimet që ka marrë mazhoranca. Kjo me obligon që edhe unë të jap kontributin tim si grua në parlament, jo vetëm të përfaqësoj gratë e Elbasanit, por të gjithë elektoratin e për problemet dhe shqetësimet që do të ketë” – tha deputetja e re.Pas vendimit të djeshëm të KQZ-së ka shkuar në 18 numri i ministrave që kanë dorëzuar mandatin e deputetit, ndërkohë që pritet ta lërë edhe ministri Cani, pas përcaktuesit të pasuesit të tij në qarkun e Dibrës.