Themelimi i Arabisë Saudite, festohet në Tiranë 85-vjetori
Tiranë - 85 vjetori i themelimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite është përkujtuar në Tiranë. Pritja e organizuar nga i ngarkuari me punë i Ambasadës Saudite në Tiranë, mblodhi politikanë, biznesmenë e përfaqësues të komuniteteve fetare.I ngarkuari me punë i ambasadës së Arabisë Saudite, Abdullah Al Mushayt, shprehet se kjo festë është kujtuar edhe gjatë viteve të kaluara në Shqipëri. Ai falenderon të pranishmit për pjesëmarrjen dhe thekson se mes dy popujve ekziston nje marrëdhënie mjaft e mirë.“Po festojmë ditën tonë kombëtare të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Po festojmë përvjetorin e themelimit të Mbretërisë sonë. Vlerësojmë gjithashtu faktin që qeveria shqiptare na i ka lehtësuar punët. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer mes palëve. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të hershme dhe shpresojmë që të zhvillohen edhe më shumë në të ardhmen, me më shumë bashkëpunime në të gjitha fushat. Shpresojmë që të dy vendet të kenë të ardhme të ndritur. Zoti i do të gjithë shtetet”, u shpreh Abdullah Al Mushayt.Arabia është një nga vendet më me influencë në botën arabe e islamike, ndërsa lidhjet mes dy vendeve tona kanë gjetur mbështetje nga përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare, gjithashtu edhe nga mbreti i Arabisë, Abdulla Bin Abdul Aziz./nzh/oranews online/