"Unë dua Biblën, unë dua Kuranin, i dua të dy sepse jam shqiptar"
Tiranë - Ndërmjet shumë pankartave me përshëndetje dhe adhurim për Papa Françeskun, që mbaheshin në duar paraditen e 21 shtatorit, nga qytetarët në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në pritje të Papës, ka spikatur pankarta e një djaloshi për dy librat e shenjtë, në të cilën shkruhej: “Unë dua Biblën, unë dua Kuranin, i dua të dy, sepse jam shqiptar!” (Fotoja lart e Feliks Bilanit)Gazetarja e Klementina Cenkollari, duke raportuar nga sheshi “Nënë Tereza” tha se i ka bërë përshtypje, ndërmjet shumë të tjerave, pikërisht kjo pankartë në duart e një djali që vinte nga Lezha."E kam pyetur pse e ka shkruar këtë, - tha Cenkollari - dhe më tha se arsyeja pse e shkruan këtë është se në Shqipëri nuk ka luftë mes feve, ka harmoni dhe është pikërisht kjo simbolikë që e ka bërë Papa Françeskun ta rendisë Shqipërinë ndër vendet e parë evropiane për të vizituar.”[caption id="attachment_384259" align="alignnone" width="624"]
Papa Francesku ne Tirane, 21 shtator 2014[/caption] [caption id="attachment_382587" align="alignnone" width="640"]
Gazetarja Klementina Cenkollari duke raportuar nga sheshi "Nene Tereza" para mberritjes se Papa Franceskut" 21 shtator 2014[/caption]armanda shtembari/ Oranews.tv