Luisi dhe Hana, dy fëmijët që mirëpritën Papën me lule
Tiranë – Dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë e vogël, njeri nga veriu dhe tjetri nga jugu, kanë mirëpritur sot Papa Françeskun në aeroportin e Rinasit me tufa lulesh.Ata janë Luis Mitri dhe Hana Demi.Hana Demi është vajza e deputetes Mesila Doda (Demi), pagëzuar katolike, ashtu si mamaja e saj, Mesila, e cila i përket këtij besimi dhe ka kryer studimet e larta në Vatikan në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit "Pontific Urbaniana".Dy vogëlushët janë përzgjedhur nga organizatorët për pritjen historike të Papa Françeskut në Shqipëri, e cila do të mbahet mend nga një popull i tërë.Përzgjedhja e tyre është bërë nga vetë përfaqësuesit e Konferencës Ipeshkvnore e Kishës Katolike të cilët janë kujdesur në detaje për organizimin e saj.ar.sh/Oranews.tv(Në foto: Papa Françesku pritet dy fëmijë: Luis Mitri dhe Hana Demi)
[caption id="attachment_383381" align="alignleft" width="1280"]
Luis Mitri dhe Hana Demi, duke pritur mbërritjen e Papa Françeskut në aeroport[/caption]