Martirët e kishës: Dom Pjetër Çuni u mbyt në një gropë me fekale

Shkoder- “Më duket se Krishti ka vendosur që unë të jem ndër të fundit!”. Këto fjalë dolën nga goja e tij pak muaj para se ta pushkatonin dhe mund të duket e çuditshme, por meshtari dom Pjetër Çuni duket se e kishte ndjerë se po jetonte ditët e fundit të jetës.Regjimi komunist u tregua i pamëshirshëm, i luftoi me të gjithë forcën e tij dhe i shpalli armiq të përjetshëm. Sot vitet kanë kaluar, ato janë 40 martirët e Kishës Katolike Shqiptare, por puna për lumturimin e tyre vijon ende dhe qëndron si kryefjalë në selinë e shenjtë.Kisha mëmë e pret me gëzim këtë lajm që pritet të bëhet realitet vitin që vjen. Por megjithëse gjërat kanë ndryshuar, në zemrat e familjarëve të 40 martirëve plagët janë të hapura, pasi pengu më i madh për ta është mos pasja e një varri, ku të nderojnë të afërmit e tyre.Gjovalin Çuni, nipi i meshtarit dom Pjeter Çuni, i pushkatuar në 26 dhjetor 1948 tregon për “Ora News” momentin e pushkatimit të xhaxhait të tij, si ju fsheh familjes ky lajm dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve."Dom Pjetër Çuni është mbytur me bashkë-vllanin etij Dom Aleksandër Surdani. Të dy janë kapur nga forcat e sigurimit në 1948 . Pasi janë hipur në një gomar, shpinë më shpinë dhe janë shëtitur nëpër rrugët e Koplikut janë torturuar, janë mbytur në mënyrën më mizore. Janë hedhur në një gropë me fekale dhe janë shtyrë me sfurk dhe janë mbytur në gropën me fekale" tregon ai.Edhe në familjen Çuni në fshatin Trush që rastësia i lidh me të njëjtin mbiemër me atë të dom Pjetrit,  përjetohet ende momenti i pushkatimit të Mark Çunit. E motra dhe nipi i tij na rrëfejnë amanetin e tij të fundit para pushkatimit."Para se të pushkatohej tha:Krisht asht mbret. I kam dikujt 7 napolona ari. Amanet thoni nanes teme tia paguajë" kujton nipi i tij ndërsa motra e Mark Çunit thotë se e ëma e tyre kishte mësuar pushkatimin kur ishte në kishë.Dom Pjetër Çuni u lind në Shkodër, më 9 korrik 1914. U arrestua pa motive në Rrjol më 27 korrik 1948. Egërsisht i torturuar, qe futur për së gjalli në një pus ujërash të zeza, ku vdiq më 26 dhjetor 1948.Ishte një meshtar shembullor, i zellshëm dhe bari i mirë për grigjën e vet. Ndërsa seminaristi Mark Çuni lindi ne Bushat më 30 shtator 1919.U pushkatua më 4 mars 1946 dhe vdiq duke shqiptuar fjalët: “Rroftë Krishti mbret dhe i fali armiqtë”.[caption id="attachment_382486" align="alignnone" width="640"]Untitled-2 Ne foto, majtas: Mark Çuni, djathtas, dom Pjetër Çuni[/caption]