Ukraina memorandum me pro-rusët
Qeveria e Ukrainës dhe rebelët pro-rusë kanë rënë dakord për një memorandum mbi një plan paqeje për konfliktin në lindje. Marrëveshja, e përbërë prej nëntë pikash, përfshin ngritjen e një zone mbrojtëse prej 30 kilomentrash, ndalimin e fluturimeve të avionëve ushtarakë në një pjesë të vendit dhe tërheqjen e "mercenarëve të huaj" në të dyja anët. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve mes përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë, separatistëve dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ish-Presidenti ukrainas Leonid Kuchma, që përfaqëson Kievin në bisedime, tha se të gjitha palët kanë rënë dakord për mos përdorimin e armëve të rënda. Sipas tij artileria e rëndë do të zhvendoset 15 km larg nga vija e frontit. Ai shtoi se marrëveshja do të zbatohet brenda 24 orëve dhe të vëzhguesit e OSBE-së do të udhëtojnë në zone për të mbikëqyrur marrëveshjen. Kurse Udhëheqësi i separatistëve Alexander Zakharchenko tha se palët nuk kanë diskutuar statusin e zonave rebele në Luhansk dhe Donetsk. "Ne kemi mendimin tonë mbi këtë ccështje, ndërsa Ukraina të vetin," tha ai. Më herët këtë javë, Parlamenti i Ukrainës miratoi një ligj, që u jep të drejtën e vetqeverisjen për një periudhe tre vjeçare rajoneve Donetsk dhe Luhansk.Kurse ambasadori rus në Ukrainë, Mikhail Zurabov, përfaqësues i Moskën zyrtare në bisedime, tha se "mercenarët" po luftojnë në të dyja anët. Ai i bëri thirrje OSBE- të mbikëqyrë largimin e tyre.