FOTO/ Rama dhuratë Papës: Një kupë dheu prej tokës së shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2014, 16:54
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë qytetarët shqiptarë dhuratën që do t'i japë Papa Françeskut ditën e nesërme.Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka publikuar disa foto të dhuratës. Bëhet fjalë për një kupë të mbushur me dhe nga toka shqiptare.
“Një kupë dheu prej tokës së shqiptarëve. Ekskluzivisht për ju disa pamje të dhuratës që Papa Françesku do të marrë me vete nesër në Selinë e Shenjtë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë”, shkruan Rama në FB.
Në kupën që mban dheun nga toka e shqiptarëve shkruhet:“Shenjtërisë së tij, Papës Françesk. Me lutjen e zjarrtë, që duke bekuar këtë grusht dhe nga trualli që shkeli këtë ditë, të shtrijë mirësinë e Zotit mbi të gjithë vendin e shqiptarëve.”
ex/oranews.tv/