Shtëpia ku lindi Abati i Mirditës do shpallet monument kulture

Teksa po numërojmë orët në pritje të Papa Franceskut, në Rubik, është përkujtuar misionari, kleriku dhe studiuesi, Abati i Mirditës Prend Doçi.Ndërkaq, Ministria e Kulturës ka nisur procesin për shpalljen monument kulture të banesës në Rubik ku ka lindur kleriku.Sudiues, klerikë si dhe përfaqësues  të pushtetit vendor dhe qendror ishin mbledhur pasditen e 19 shtatorit, në Rubik duke sjellë në kujtesë figurën e misionarit, klerikut dhe studiuesit, Abatit të Mirditës, Prend Doçi.Zv.Ministri i Kulturës Zef Çuni vlerësoi se është detyrimi i të gjithëve që të shkundim pluhurin e harresës për këtë figurë të shquar për mbarë kombin shqiptar e më gjerë.Kreu i Bashkisë së Rubikut Gjokë Vuka  bëri një rezyme të jetës së Abatit të MirditësAktualisht ka nisur procesi për shpalljen monument kulture të banesës në Rubik ku ka lindur kleriku, abati i Mirditës "Prend Doçi"