Dy imamë apel IS: Lironi pengun britanik

Dy imamë të profilit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar i kanë bërë një apel të drejtpërdrejtë shtetit Islamik, të lirojë pengun britanik Alan Henning.Në një video publikuar në YouTube, Shakeel Begg dhe Haitham Al-Haddad dekalrojnë se nuk ka asnjë justifikim për mbajtjen peng të 47 vjeçarit, i kapur nga militantët në Siri.Henning, shofer taksie u kap dhjetorin e kaluar teksa po punonte në një operacion humnitar.Klerikët islamikë thonë në video se të mbash peng një person, sipas ligjit të fesë islame është haram, ose mëkat.Klerikët thonë se ky material filmik i drejtohet shtetit islamik në Irak dhe Siri , por edhe militantëve që i mbështesin ata në Britaninë e Madhe.Video nuk përmend pengun tjetër britanik, John Cantlie, i cili është kapur nga militantët islamikë në Siri."Unë kam bërë fushatë për lirimin e të burgosuve myslimanë në Belmarsh dhe Guantanamo, për të njëjtën arsye sot bëj thirrje për lirimin e Alan Henning. Ju bëj thirrje të kuptoni natyrën e të burgosurit, ai është një njeri i paqes." apelon  imami Begg.Edhe imami tjeter al-Haddad, e pershkruan Hening një njeri të pafajshëm."Të mbash peng një të pafajshëm është haram sipas ligjit islamik. Ai është thjesht një i pafajshëm që po ndihmonte në operacionet humanitare, nuk mund ta mbani peng.Me herët këtë javë me shumë se 100 britanikë myslimanë dhe imamë kanë shprehur shqetimin për vrasjet e pakuptimta nga militantët e shtetit islamik, pas ekzekutimit te David Haines.