Sfidon Katalonja. Referendumi do mbahet: Po ose Jo me Madridin

Katalonja- Parlamenti i Katalonjës votoi në favor të referendumit, duke sfiduar kështu qeverinë e Qendrës së djathtë drejtuar nga Mariano Rajoy i cili thotë se vota është e paligjshme sipas kushtetutës spanjolle.Ligji që i hap rrugën referendumit të 9 nëntorit, u miratua me 106 vota pro dhe 28 kundër.Më herët, kreu i rajonit të Katalonjës Artur Mas tha se ai do të sfidonte Madridin për të mbajtur votimin në më pak se dy muaj, duke thënë se populli i tij meriton të njëjtën të drejtë për të përcaktuar të ardhmen e tyre si Skocezët , pavarësisht se ata votuan për të qëndruar në Britani.Ndryshe nga Londra, e cila e lejoi referendumin skocez, Madrid thotë se votimi ka shkelur kushtetutën spanjolle dhe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar mbajtjen e tij.Refuzimi i Madridit për të lejuar një referendum ka zemëruar shumë katalanasit, por ka edhe nga ata që janë për qëndrimin me Spanjën.Sondazhet e fundit tregojnë se rreth 80 për qind e njerëzve në rajonin e Katalonjës me 7.5 milionë banorë duan të shkëputen nga Madridi.