Fier, prostitucion në banesën e 70 vjeçarit, i moshuari siguronte klientët

Fier- Një bazë prostitucioni është shkatërruar në qytetin e Fierit. 6 persona janë arrestuar ndërsa 2 të tjerë hetohen në gjëndje të lirë.Sipas policisë baza e prostitucionit ishte apartamenti I 70 vjeçarit, Haxhi Lalaj, në lagjen "Apollonia" Fier, i cili gjithashtu ndërmjetësonte dhe merrte shpërblim duke gjetur klientët.Në pranga ka rënë dhe F. H. , vjec 47, e cila ushtronte prostitucion. Në banesë janë gjetur edhe 6 aparate celulare dhe 1500 leke (të reja). Të arrestuar janë edhe shtetasi B. Ç. vjec 64, për veprën penale "Prostitucioni" - neni 113/2 i KP, shtetesja E. F. vjec 35, M. B. , vjec 50, Xh. D. vjec 60.Operacioni u krye pas një hetimi 3 mujor.Më poshtë fotot e operacionit të policisë në qytetin e Fieritprostituciontrafik prostitucioni3trafik prostitucioni