Vizita e Papës, për 2 orë asnjë fluturim mbi qiellin shqiptar
Tiranë - Për 2 orë qielli do të jetë i lirë dhe pa asnjë fluturim. Shteti ka marrë të gjitha masat që të ndalojë avionët në orët kur Papa Francesku do të mbërrijë dhe do të largohet nga aeroporti i Rinasit.Kjo do të thotë se fluturime nuk do të ketë rreth orës 07.30 deri në afërsi të orës 09.00 dhe mbrëmjen e së dielës nga ora 19.45 deri në 20.45. kjo për arsye të sigurisë gjatë udhëtimit të Atit të Shenjtë. Në mengjes në aeroport nuk ka nisje, ndërsa në mbrëmje do të ketë spostime të orareve.Për të shmangur vonesat, humbjet e fluturimeve apo incidente të ndryshme, qytetarët janë rekomanduar të jenë të pranishëm më herët në aeorportin e Rinasit, sepse edhe për gjatë ditës do të ketë kufizime dhe bllokime të rrugës së Rinasit.Por edhe kushtet atmosferikë nuk kanë rastisur të favorshme. Ardhja e Atit të Shenjtë koinçidoi me një mot të vrenjtur. Meterologët nuk kanë përjashtur edhe reshjet e shiut sot. Në fakt, kjo situatë do të vazhdojë edhe për 2 ditë të tjera dhe vetëm të mërkurën do të jetë mot i kthjellët.Oranews.tv