Vjen Papa, LRI aksion për pastrimin e territorit

Tiranë - Të ndarë në disa grupe, aktivistët e LRI kanë pastruar territorin nga mbikalimi i Rinasit në drejtim të qytetit të Tiranës. Aksione të tilla kanë për qëllim pastrimin e këtij aksi të rëndësishëm nga mbetjet urbane në kuadër të vizitës së Papës.Përgjatë gjithë aksit nacional shihen këta aktivistë, ata u shprehën gjithashtu se nisma të tilla do të vazhdojnë.