Tiranë, 150 veprat e Simon Shirokës ekspozohen në Galerinë e Arteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2014, 10:57
Një punë 30-vjeçare e artistit Simon Shiroka është ekspozuar enkas për publikun shqiptar.150 vepra, një pjesë e të cilave të realizuara gjatë kohës që artisti ishte i sëmurë, tregojnë qartë dashurinë e tij për artin.E bija e Simon Shirokës e pohon një fakt të tillë.Ekspozita retrospektive tregon qartë ndërthurjen në pikturë të artit shqiptar me atë botëror.Që në hapje të ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Tiranë arti i Shirokës mori vleresime nga vizitorët.Punimet e Simon Shirokës vinë në vendin tonë falë një marrëveshjë bashkëpunimi të firmosur midis Ministrisë së Kulturës në Shqipëri dhe asaj në Kosovë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 tetor.