Vizita e Papës në sytë e komuniteve fetare: Harmonia tipari i shqiptarëve
Një ditë nga vizita e Papa Françeskut Ora News sjell fjalën e krerëve të komuniteve fetare në Shqipëri. Harmonia fetare është një tipar shqiptar shekullor dhe këtë e nënvizojnë edhe hirësia e tij At Andoni, Episkop i Krujës i Kishës Ortodokse Autoqefale, Kryetari i komunitetit mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, Kreu i Komunitetit të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj dhe Ilir Hoxholli kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet. Është i impresionuar nga stili i jetësës së Papa Franceskut dhe ardhjen e tij ne Tiranë po e përcjell po me aq entuziazëm sa dhe një katolik.Hirësia e tij At Andoni, Episkop i Krujës i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë shprehet se mezazhi i Atit të shenjtë, për të patur kontakt më të afërt me njerëzit, për të qenë më pranë nevojave të tyre, si dhe për të bërë një jetë, sa më modeste, është një shëmbull për të gjithë klerikët.“Është ngjarje e veçantë që një primat i një Kishe kaq të madhe siç është ajo Katolike, vjen e viziton vendin tonë. Fryma e re e Papa Franceskut ka entuziazmuar jo vetëm besimtarët katolikë. Ky është një mesazh shumë i mirë” thotë ai.Edhe për ortodokset prania e Papa Franceskut në Shqipëri është një ngjarje e madhe për të promovuar vendin“Me vizitën e Atit të Shenjtë shumë vende të ndryshme do të kednë mundësi të njihen nga afër me këtë realitet që kemi në Shqipëri”.At Andoni ka dhe një përgjigje dhe për kritikët e Kryepeshkopit Anastas. I quan sulme me baza nacionaliste dhe etnike, që sipas tij janë në kundërshti me mesazhin e Atit te Shenjtë“Sulme të tilla janë të drejtuara në baza nacionaliste dhe etnike. Është një lloj racizmi i fshehur. Të akuzosh dikë mbi bazën se ai i përket një kombësie tjetër e jo shqiptare, është kryekëput me atë që Ati i Shenjtë do na sjellë këtu. Edhe pse është nga Argjentina është Papë në një kishë italiane, dhe vjen në Shqipëri. Ne nuk shikojmë nacionalitetin, ngjyrën racën por kush është ai çfarë ka bërë. E njëjta gjë është dhe për kryepeshkopin Anastas.Çdo besimtar mysmilan të ndjekë shembullin e profetit Muhamed për të mikpritur Papa Francesku në Tiranë. Ky është mesazhi që imamët e xhamive kanë përcjellë për besimtarët e tyre.Kryetari i komunitetit mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj në një intervistë për Ora News thotë se “një besimtar i ndershëm nuk do të ketë angazhime negative gjatë vizitës një ditore të Papës në Tiranë. “Bruçaj thotë se komuniteti mysliman do të ketë një angazhim maksimal në mënyrë që vizita e Atit të shenjtë të kalojë pa asnjë incident për hir të imazhit të Shqipërisë.“Synojmë që vlera e mikpritjes, bashkëjetesës të kalojë në arenën ndërkombëtare dhe imazhi i Shqipërisë të ketë një rritje”, thotë ai.Bashkëjetësën mes komuniteteve fetare në Shqipëri e quan nje mrekulli që zë fill që në në kohën e Rilindasve.Kreu i Komunitetit të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, i referohet atëdhetarit Pashko Vasa për të shpjeguar arsyet e kësaj harmonie ndër fetare“Feja e shqiptarit është shqiptaria, besimi është personal” thotë Baba Mondi.Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve thotë se shqiptarët në asnjë moment nuk kanë reshtuar së besuar, dhe pse gjatë viteve të komunizmit, t'i luteshe Zotit të kushtonte jetën.Ka dhë një lutje për Papa Françeskun. Kryegjyshi thotë se së duhet të jenë gjithë bashkë për të luftuar terrorizmin, dënuar luftën dhe ekstremizmin. Shpreson që ky do të jetë dhe mesazhi që do të përcillet në fund të takimit që Ati i Shtenjtë do të ketë me krerët e komuniteteve fetare në vende, mesditën e së djelës.“Të lutemi me Papën kundër terrorizmit, vrasjeve e hakmarrjeve që ndodhin”Në një rajon të trazuar, e nga Sheshi “Nënë Tereza”, Papa Francesku do ti flase botës për verat e bashkëjetesës ndërfetare.Per Ilir Hoxhollin kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, vëmëndja e botës është përqëndruar në Tiranë. Ky eshte nje rast i shkelqyer per te promovuar Shqiperinë“Është promovimi më i mirë që i bëhet harmonisë fetare. Është fat që Shqipërisë do i jepet flamuri i paqes në botë” thotë Hoxholli.Për të shuar ekstremizmin fetar duhen promovuar vlerat e bashkëjeteses, ku gjithsecili prej komuniteve ka kontributin e tij në ruajtjen eharmoniese. Hoxholli thotë se një besimtar mysliman është po aq i lumtur sa si vëllai i tij katolik, për vizitën e Papa Franceskut .Por kryetari i Komitetit të Kultet vendos dhe detyra për shtetin që përfaqëson.“Shteti duhet të jetë shuëm falenderues ndaj besimtarëve. Është e vërtetë që na kanë nderuar sepse gjithmonë ka qenë pasaporta më e mirë që jemi vlerësuar në Europë politikë e kudo dhe mbase qeveria e politikka duhet ta ndjekë këtë harmoni” thotë ai.