Lirohen 49 pengjet turke, u morën nga IS-i në Irak
Të 49 shtetasit turq, të marrë peng nga militantët e Shtetit Islamik në qytetin Mosul, në veri të Irakut në muajin qershor, u sollën gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore në Turqi të shtunën e 20 shtatorit 2014.Pengjet, mes të cilëve konsulli i përgjithshëm i Turqisë, fëmijë diplomatësh dhe forca speciale u morën me forcë nga ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në qershor të këtij viti.Të gjithë personat u kthyen të sigurtë në Turqi në orët e para të ditës së sotme nga agjensia e inteligjencës turke.Lajmi u konfirmua edhe nga kryeminsitri turk Ahmet Davutoglu , i cili tha se pengjet u transportuan me autobusë nga një ndërtesë në qytetin Sanliurfa, i cili ndodhet në jug të Turqisë.Guvernatori i qytetit Izzettin Kucuk tha se pengjet ishin në gjendje të mire shëndetësore.