3 papë dhe Shqiperia

Më 2 prill 1993 Shqipëria shënoi një nga vizitat më të rëndësishme në historinë e saj.Papa Vojtila vizitoi vendin tonë të sapo dalë nga një diktaturë e egër, me viktima e martirë, me varfëri ekstreme të cilësuar si Somalia e Evropës, por që me atë vizitë e bekoi këtë tokë për të qenë e lirë si gjithë evropianët e tjerë.Është shumë e rrallë për një brez njerëzish që të jenë dëshmitarë i tre papëve në jetën e tyre.Ne i përkasim pikërisht këtij brezi me fat që kemi jetuar gjatë një kohe që në krye të Vatikanit kanë qenë papa Vojtila, papa Benedikti i XVI dhe papa Francesku.Fati dhe Zoti e deshi gjithashtu që dy prej tyre të jenë vizitorë të Shqipërisë.Madje me papa Vojtilën ka edhe një lidhje tjetër tejet interesante me Shqipërinë.Më 5 tetor 1980 kur Shqipëria vuante kulmin e diktaturës komuniste, e lodhur, e izoluar, e rraskapitur nga vrasjet, internimet, grupet armiqësore dhe në një vend ku feja ishte e ndaluar me ligj, në një vizitë në Otranto të Italisë, ai organizoi një meshë kushtuar martirizimit të të krishtërëvve në shekuj dhe në një moment sytë i kthen nga brigjet shqiptaredhe lëshon fjalët aq prëkëse duke sensibilizuar gjithë botën: “E kështu sot nuk mund të mos e hedh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike në Shqipëri tronditet thellë nga persekutimi i gjatë, por edhe pasurohet nga dëshmia e martirëve të saj: ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë, rregulltare, besimtarë e qytetarë të thjeshtë”.Në vigjilje të vizitës së Papa Franceskut, duke e cilësuar si një nga vizitat më të rëndësishme në historinë tonë i uroj mirë se ardhjen këtij njeriu të Zotit për të bekuar këtë popull jo vetëm për shkak të vuajtjeve shekullore në varfëri e diktaturë, por edhe për të patur një të ardhme sa më të mirë.[caption id="attachment_382093" align="alignnone" width="567"]Papa Vojtila duke puthur token shqiptare sapo mberrin ne Aeroporti Rinasit Papa Vojtila duke puthur token shqiptare sapo mberrin ne Aeroporti Rinasit, prill 1993[/caption] [caption id="attachment_382094" align="alignnone" width="436"]Papa Vojtila duke u takuar me At Zef Pllumin dhe kreun e kishes ortodokse shqiptare Anastas Janullatos Papa Vojtila duke u takuar me At Zef Pllumin dhe kreun e kishes ortodokse shqiptare Anastas Janullatos, prill 1993[/caption] [caption id="attachment_382095" align="alignnone" width="640"] Papa Vojtila i shoqeruar nga Nene Tereza, presidenti i republikes Sali Berisha dhe zonja e pare Liri Berisha. Papa Vojtila i shoqeruar nga Nene Tereza, presidenti i Republikes Sali Berisha dhe zonja e pare Liri Berisha, prill 1993.[/caption]