Thaçi: Vizitë historike e Papa Françeskut në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2014, 14:27
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përshëndeti sot “vizitën historike të Papa Françeskut në Shqipëri dhe shprehu mirënjohjen për faktin që ai zgjodhi ta bëjë vizitën e tij të parë në Tiranë”.“Vizita e tij nxjerr në pah modelin unik të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve, qe duhet të shërbejë si shembull për gjithë botën.Kjo ngjarje dëshmon gjithashtu përcaktimin e popullit tonë për t’u orientuar strategjikisht drejt Perëndimit”, thekson Thaçi.Me këtë rast, kryeministri i Kosovës u dërgon “urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të krishterë, që nesër do ta kenë mysafir në shtëpitë e tyre liderin e tyre shpirtëror”./ ata/