Skoci, përleshje në Gllasgou mes votuesve pro e kundër, 6 të arrestuar
Skoci- Duket se nuk do të kalojë kaq lehtësisht referendum historik i mbajtur të enjten e 18 shtatorit në Skoci, ku 55% e popullsisë votoi kundër pavarësisë dhe pro qendrimit brenda Mbretërisë së Bashkuar.Unionistët kanë dalë për të festuar në Sheshin e Shën Gjergjit në Gllasgou duke valëvitur flamurin tringjyrësh të Union Jack e duke brohoritur “Britania sundon”.Por mes tyre dhe mbështetësve të pavarësisë, që ishin mbledhur nga ana tjetër e sheshit, ka pasur përleshje dhe është dashur ndërhyrja e policisë.Gjashtë persona u arrestuan ndërsa policia u përpoq të ndante dy grupet. Ky është episodi i parë i dhunës dhe tensionit pas referendumit, ku fitoi "JO". Në një moment një grup personash arritën të kalonin pengesat e policisë dhe u drejtuan drejt zonës ku është qendër tregtare, "Buchanan Street" duke këndonin sloganet dhe fraza raciste. Sipas disa dëshmitarëve disa prej tyre përshëndetin me shprehje naziste. Policia mbylli stacionin e metrosë.Gllasgou është qyteti më i ma dh i Skocisë ku edhe lëvizja pro pavarësisë kishte mbështetjen më të madhe.