Post referendumi, përleshje në Gllasgou

Duket se nuk do të kalojë kaq lehtësisht referendum historik i mbajtur të enjten e 18 shtatorit në Skoci, ku 55% e popullsisë votoi kundër pavarësisë dhe pro qendrimit brenda Mbretërisë së Bashkuar.Unionistët kanë dalë për të festuar në Sheshin e Shën Gjergjit në Gllasgou duke valëvitur flamurin tringjyrësh të Union Jack e duke brohoritur “Britania sundon”.Por mes tyre dhe mbështetësve të pavarësisë, që ishin mbledhur nga ana tjetër e sheshit, ka pasur përleshje dhe është dashur ndërhyrja e policisë.