Papa Francesku Mirësevjen! Tirana bëhet gati për vizitën e së dielës
Tirane- E diela e 21 shtatorit 2014, kur Shqipërinë do e vizitojë Papa Francesku ka për të qenë një ditë historike.Tashmë pothuajse gjithçka është gati dhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe në sheshin "Nënë Tereza" ku Papa do të mbajë meshën.Ora News përcjell përgatitjet e fundit për atmosferën të cilën prej vitesh i mungonte kryeqytetit.Mbrëmjen e 19 shtatorit, ndalimi i automjeteve u mundësonte qytetarëve të përshkonin me këmbë sheshin "Nënë Tereza" dhe të shohin nga afër altarin ku Papa do të mbajë meshën ditën e dielë.Ka edhe nga ata të cilët përfituan nga rasti për të bërë foto e për të pasur një kujtim të kësaj pamje:Tirana e re u pëlqen shumë dhe thonë se përgatitjet tregojnë se " jemi nejrëz që dimë të presim atë njerëz që ia duan të mirën njerëzimit"Fonia e vendosur në bulevard dhe muzika që transmeton tregonte qartë se provat përpara së Papa të mbërrijë në Tiranë po shkojnë mirë.Por siguria vazhdon të mbetet parësore.Policia bashkiake dhe uniformat blu janë gjithnjë vigjilente për tu siguruar se gjithçka do të shkojë mirë të dielën kur e gjithë vëmendja e shqiptarëve dhe e botës do të jetë në Tiranë.