Skocia i tha Jo ndarjes, Kryeministri Salmond jep dorëheqjen
Kryeministri dhe lideri nacionalist skocez, Aleks Salmond, deklaroi se jepte dorëheqjen.I përkushtuar prej vitesh ndaj kauzës së pavarësisë së Skocisë, Salmond e ndjeu se duhej të largohej pasi bashkëkombasit e tij votuan kundër ndarjes nga Mbretëria e Bashkuar.Salmond bëri të ditur se kishte njoftuar më parë edhe Kryeministrin e Britanisë, Cameron, për vendimin.“Fola me Kryeministrin dhe më bëri të ditur se nuk ka ndërmend të pranojë organizimin e një votimi më 27 mars për një ligj të ri për Skocinë, edhe pse ky ishte një premtim i pararendësit të tij, Gordon Braun. Kështu kam vendosur se nuk do të kandidoj më për postin e kryetarit të Partisë Nacionaliste Skoceze, dhe jap dorëheqjen nga pozicioni i Kryeministrit të Skocisë, për të lejuar një lider të ri që të udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme. Ishte një privilegj që arrita të mbaj këtë post për t’i shërbyer vendit tim”, tha Salmond.Megjithatë, ai i siguroi të pranishmit se fushata për pavarësinë do të vazhdojë:“Për mua si lider, nuk ka më kohë, por për Skocinë fushata vazhdon dhe ëndrra nuk do të shuhet kurrë”.Rezultatet përfundimtare të votimeve tregojnë se 55% e 3,6 milionë skocezëve votuan për të qendruar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 45% ishin pro pavarësisë.Megjithatë, politikanë të ndryshëm në Britaninë e Madhe janë të mendimit se duhen bërë ndryshime në mënyrë që bashkimi të zgjasë.Europa e kënaqurNdërkohë, në Europë, duket se e kanë mirëpritur vendimin e skocezëve për të mos u shkëputur nga Bashkimi Europian.Kancelarja gjermane, Angela Merkel, la të kuptohej se ishte pro qendrimit të Skocisë në Mbretërinë e Bashkuar: “Nuk ndërhyra para zgjedhjeve për të këshilluar skocezët, prandaj do të them vetëm që e respektvoj vendimin e tyre. Por po e them këtë duke buzëqeshur”.Nga ana tjetër, Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barrozo, vlerësoi Skocinë për vendimin e marrë për qendrimin brenda Mbretërisë së Bashkuar, duke e quajtur këtë si një hap pozitiv për Europën.“E mirëpres vendimin e skocezëve për të ruajtur Mbretërinë e Bashkuar. Ky rezultat është i mirë për një Europë të bashkuar, të hapur dhe të fortë. Pikërisht për këtë ka luftuar edhe Komisioni Europian”, tha Barrozo.Duke kujtuar edhe thirrjet brenda Britanisë për t’u shkëputur nga BE-ja, Barrozo tha se kjo ishte përgjigja e duhur edhe për euroskeptikët. “Komisioni Europian vlerëson veçanërisht se si në debatet e viteve të fundit, qeveria dhe populli skocez kanë treguar vazhdimisht përkushtimin e tyre ndaj Bashkimit Europian. Jemi të gatshëm që të nisim biseda konstruktive me qeverinë skoceze për sa i përket përgjegjësive të saj në të ardhmen, si rritja ekonomike, punësimi dhe energjia”, shtoi Barrozo.Edhe Presidenti i Këshillit Europian, Herman van Rompui, vlerësoi vendiminNë deklaratën e tij thuhej: “Mbretëria e Bashkuar është dhe do të mbetet një anëtare e rëndësishme e Bashkimit Europian, prej nga do të përfitojnë të gjithë shtetet anëtare”.