Edita Tahiri: Qeveri stabiliteti për Kosovën, kombi para fesë, s'jemi vend për ekstremistë islamikë VIDEO

Sarandë- Ajo nuk vjen për herë të parë në Sarandë. Ka ardhur edhe herë të tjera e madje organizon edhe pushimet në këtë qytet.Zëvendsëkryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë për kamerën e RTV Ora News, thotë se “bregdeti shqiptar është dhe bregdeti ynë sepse ne jemi një komb dhe së shpejti shpresoj se do bëhemi edhe një shtet”.Ndërkohë që Kosova ende nuk e ka krijuar qeverinë e vet, ende nuk janë krijuar organet e parlamentit të Kosovës, Tahiri vlerëson se duhet tani të gjithë "liderët politikë të partive kryesore që të reflektojnë më shumë mbi baza të interesave kombëtare dhe shtetërore se sa mbi baza të ngushta partiake në mënyrë që sipas mendimit tim të krijojmë një qeveri stabiliteti, që unë e shoh si formulë e një baze më të gjerë ku partitë kryesore të bashkohen për një qeverisje”.Gazetarja: Përshëndetje zonja Edita, jemi shumë krenarë që jeni në Sarandë, është hera e parë që vini ju në Sarandë?Edita Tahiri-Përshëndetje juve, është kënaqësi për mua që jam përsëri në Sarandë. Natyrisht kam qenë kohë pas kohe për pushime verore, sidomos atëherë kur ra muri i Berlinit shqiptar dhe ne tashmë po bashkohemi në shumë mënyra e ndër mënyrat e para është që shkojmë e vijmë tek njeri – tjetri dhe bregdeti shqiptar është dhe bregdeti ynë sepse ne jemi një komb dhe sëshpejti shpresoj se do bëhemi edhe një shtet.Gazetarja: -Si gjithë shqiptarë edhe unë ju kam quajtur shpesh herë kur ju kam parë në ekranet e televizioneve dhe në pjesëmarrjen e bisedimeve mse Kosovës dhe Serbisë, burrneshë. Përse të ndodhë kjo?Edita Tahiri--Tani në kohën kur ne po angazhohemi për barazinë gjinore e dini se termi burrneshë tashmë nuk proferohet por në traditat tona termi burrneshë ka të bëjë me një karakterizim të një personaliteti I cili ka një vision, ka një guxim dhe ka një vendimarrje për çështje të rëndësishme për kombin. Me këtë rast më lejoni të spjegoj se arësya ndoshta pse ju më quajtët të tillë por e kam dëgjuar edhe prej të tjerëve këtë vlerësim ka të bëjë me atë se unë jam në politikë për një kohë të gjatë.Jam angazhuar në kohën kur Kosova është okupuar nga Serbia si të themi riokupuar në vitet 1989- 1990 në proceset e zhbërjes së ish - Jugosllavisë dhe unë si edhe shumë të tjerë u bëmë themelues të lëvizjes për pavarësi.Unë pata fatin që të jem e vetmja femër në kryesinë e lëvizjes për pavarësi, përkatësisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në atë kohë si lëvizje paqësore, e cila veproi rreth 1 dekadë dhe më pas u fuqizua edhe me lëvizjen e armatosur përkatësisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Pra kam punuar si ministre e Jashtme, kam lobuar në gjithë botën në kërkim të përkrahjes së gjithë botës për vetëvendosje dhe pavarësinë e Kosovës. Por në ato angazhime nuk kam lënë anash edhe çështje të tjera siç janë çështja e shqiptarëve në Çamëri, Maqedoni, në Preshevë, në luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi dhe jemi angazhuar që të aktivizojmë diasporën në mënyrë që të gjithë sëbashku të punojmë. Sot jam e kënaqur që kemi arritur pavarësinë e Kosovës, lirinë e shqiptarëve. Por edhe Shqipëria po përparon, është bërë anëtare e NATO-s dhe të gjithë sëbashku po ecim drejt integrimeve europiane euroatlantike.Gazetarja:-Ju sot ishin pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare të rolit të gruas në politikë si duke qenë një politikane si e shihni ju realisht rolin e gruas në politikë dhe për Konferencën çfarë mund të na thoni?Edita Tahiri--Kjo Konferencë Ndërkombëtare është organizuar nga Lobi rajonal i Grave i Europës Juglindore, të cilën unë e udhëheq jam kryetare e Lobit dhe bashkon gra lidere të politikës dhe shoqërisë civile nga shtatë shtete ku bën pjesë edhe Shqipëria. Pra është Kosova, Shqipëria, është Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnja.Qëllimi i kësaj konference por edhe i vetë organizatës sonë është që të rritet roli i grave në proceset e forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon por edhe më gjerë në botë.Një prej qëllimeve kryesore është fuqizimi i grave në politikë dhe vendimmarrje në mënyrë që gratë sëbashku me burrat të jenë ato që po e ndërtojnë ardhmërinë e shteteve tyre, shoqërive të tyre, por edhe botës në përgjithësi.Neve besojmë sepse potencialet e grave janë shumë të mëdha, nuk kanë mundur të vijnë në shprehje për shkak të diskriminimeve që vijnë jo vetëm nga mentaliteti patriarkal por vijnë edhe nga kufizime të tjera, pamjaftueshmëria e zbatimit të ligjeve për barazi gjinore, rezolutave të OKB për këto çështje.Pra është nja angazhim i gjithëanshëm që të fuqizojmë rolin e grave sepse gratë janë faktor strategjik, potencial i pashfrytëzuar që duhet të vihet në dispozicion të zhvillimit demokratik, ekonomik dhe zhvillimeve të tjera të shteteve tona dhe botës në përgjithësi.Gazetarja:-Dalim jashtë nga suaza e Konferencës, juve jeni zëvendëskryeministre e Kosovës, pra e qeverisë në detyrë, si është sot situata në Kosovë?Edita Tahiri-Kosova tani po kalon një tranzicion. Kemi pasur zgjedhjet nacionale në qershor dhe zgjedhjet kanë shkuar shumë mirë sipas standarteve më të larta demokratike.Mirëpo kemi hyrë në një fazë që ende nuk po mund ta gjejmë zgjidhjen apo formulën për qeverisje. Ka disa tendenca të artikuluara përmes blloqeve. Unë jam pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës dhe ne i kemi fituar këto zgjedhje, mirëpo nga ana tjetër është formuar edhe një bllok tjetër, i cili ka fuqizuar veten dhe kërkon që të ata të formojnë pushtetin por janë çështje legale që lidhen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës të cilat në një mënyrë kanë vënë procesin në një bllokadë.Edhe dje patëm seancë parlamentare por nuk arritëm të formojmë organet e parlamentit të Kosovës kështu që vlerësoj se duhet tani të gjithë liderët politikë të partive kryesore që të reflektojnë më shumë mbi baza të interesave kombëtare dhe shtetërore se sa mbi baza të ngushta partiake në mënyrë që sipas mendimit tim të krijojmë një qeveri stabiliteti, që unë e shoh si formulë e një baze më të gjerë ku partitë kryesore të bashkohen për një qeverisje. Nuk është hera e parë që bëhen koalicione të mëdha.Kemi Gjermaninë sot që është një qeverisje e një koalicioni të madh, ku partitë kryesore janë bashkuar dhe qeverisin vendin. Austria tradicionalisht njihet për koalicione të gjera të qeverisjes. Pra unë ftoj edhe me këtë rast, edhe dje i kam ftuar liderët kryesorë politikë që të reflektojnë mbi baza të interest kombëtar. Jemi shtet i ri, nuk kemi kohë për të humbur.Gazetarja: Ndikon situata politike në jetën e qytetarëve të Kosovës?Edita Tahiri: Sigurisht se sa më shpejt që të konstituohen organet e reja të dala nga zgjedhjet e reja nacionale për vendin është më mirë sepse shumë vendime të rëndësishme janë në pritje, prandaj qeveria dhe parlamenti duhen të konstituohen në mënyrë që axhenda jonë shtetërore, shtetndërtuese dhe euroatlantike të ecë përpara në dobi të qytetarëve dhe në veçanti të zhvillimit ekonomik.Gazetarja: Zonja zëvendëskryeministre ditët e fundit në Kosovë janë bërë disa arrestime të bujshme, cili është reagimi juaj për këtë dhe arrestimi i tyre humbet imazhin e shqiptarëvë në botë?Edita Tahiri: Në fakt çështjet e kombit dhe të fesë unë jo vetëm që i kam analizuar por edhe jam munduar që vetë të ndërtoj një qëndrim timin për këto çështje duke marrë parasysh historinë tonë si komb shqiptar që kemi gjithmonë të kërcënuar për zhdukje për shumë arësye dhe për shumë perandori që kanë kaluar nëpër tokat shqiptare dhe kanë bërë përpjekje të përçarjeve të ndryshme përfshi edhe ndarjet që janë bërë mbi baza fetare.Ne jemi një kombë, jemi një gjak, nuk jemi të gjithë një fe, por e kemi një doktrinë që na ka mbajtur gjithmonë substancën kombëtare të paprekur dhe ajo doktrinë është kombi para fesë.Dhe me këtë rast dëshiroj të them se ne që nga rilindasit tanë por edhe më herët duke respektuar këtë qëndrim ne sot jemi një factor shumë i rëndësishëm shqiptar edhe në ballkan edhe më gjerë.Prandaj mendimi im është që asnjë shqiptari nuk i takon që të përkushtohet tepër për fenë. Feja është individuale por kombi është ai i rëndësishmi. Në këtë kohë kur kemi dy shtete shqiptare unë them: Kombi para fesë, shteti para fesë.Ndërsa ato veprime dhe fushata që ndodhën të arrestimeve janë mbi bazat e filozofisë politike të shtetit tonë. Kosova është shtet laik në bazë të Kushtetutës, pastaj është baza legjislative por mbi këto krejt është mendimi politik kombëtar me të cilin ne ecim përpara. Eshtë ai udhërrëfyesi jonë në një Shqiptaria, feja nëpër shtëpia, them unë.Gazetarja: Pra politika nuk ka të bëjë fare me arrestimet. Ato i janë lënë drejtësisë?Edita Tahiri: Gjithësesi më lejoni të shtoj që ne si shtet i Kosovës jemi rreshtuar me aleancën perëndimore, na raport me zhvillimet që po ndodhin në Irak. Pra ne jemi krahu Euroatlantik sepse ne kemi një aleat strategjik, kemi SHBA me bashkimin europian sepse jemi një kombë që kemi qenë gjithmonë komb demokratik pavarësisht se historian a ka vënë në anë të ndryshme përfshirë edhe komunizmi ka kaluar nëpër historitë tona.Ne jemi thellësisht një popull antik europian dhe një kombë demokracidashës, liridashës. Prandaj aleanca jonë strategjike me perëndimin në këtë rast është shprehur edhe në rastin kur kemi vënë sanksionet kundër Rusisë për agersionin në Ukrainë edhe në rastin e rreshtimit tonë me aleancën veriatlantike në raport me këto zhvillimet fetare dhe radikale në Irak.