PD: Papa pritet nga 40 martirë, Qeveria bën paradë me foton e vrasësit

Tiranë – Partia Demokratike e ka konsideruar si një provokim të dirigjuar nga Qeveria, parakalimin e veteranëve gjirokastritë sot, në 70-Vjetorine Çlirimit të Gjirokastrës me fotorafitë e Enver Hoxhës dhe shallet e kuq partizane në qafë.Deputeti Edi Paloka deklaroi nga selia e PD-së se “sot nëGjirokastër, në një parakalim qeveritar të lajmëruar që dje nga Edi Rama, janë valëvitur fotot e diktatorit Hoxha dhe nxënësit janë veshur me shallin e pionierit. Ky demonstrim qeveritar që ndodh vetëm 3 ditë para ardhjes së Papës në Shqipëri, është një fyerje për mesazhin e Atit të Shenjtë, i cili u shpreh se do të vizitojë një vend që ka vuajtur shumë për shkak të regjimit të tmerrshëm ateist.Ky demonstrim, - theksoi Paloka, - ështënjëhipokrizi e ulët e Edi Ramës. Teksa Tirana e pret Papën me fotot e martirëve të klerit në Bulevard, qeveria bën paradë me foton e vrasësit të priftërinjve. Shfaqja e gardistëve të kuq, 3 ditë para vizitës së Atit të Shenjtë është një provokim i ulët dhe gjesti më i keq para kësaj vizite historike.Socialistët nën drejtimin e Ramës, nuk ndalojnë në rehabilimin e figurës sëEnverit as në këto ditë të veçanta për vendin. Ky është një provokim i hapur që i bëhet shoqërisë dhe vendit më të vuajtur në kohën e diktaturës komuniste, ku prej regjimit të Enverit, mijëra u pushkatuan me dhe pa gjyq, mijëra u internuan.Partia Demokratike e dënon këtë manifestim komunist nën kujdesin qeveritar, - përfundoi Paloka, - dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të këtyre provokimeve, ndaj shoqërisë tonë, pak ditë para vizitës së Atit të Shenjtë.ar.sh/Oranews.tv