Totozani në Gjenevë: Sfidë konsolidimi i Shtetit të së Drejtës
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka mbajtur sot një fjalë në mbledhjen e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-se në Gjeneve të Zvicrës. Totozani prezantoi situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri.Në fjalën e tij Igli Totozani u shpreh se konsolidimi i Shtetit të së Drejtës përbën gjithnjë një sfidë.Po ashtu në fjalën e tij Avokati i Popullit, përveç shqetësimeve shprehu edhe disa masa që duhen marrë për fenomenet që i përkasin të drejtave të njerut në vendin tonë, si gjakmarrja, dhuna ndaj grave apo të drejtave të komunitetit LGBT.Në ditët në vijim, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së do të miratojë dhe rekomandimet përkatëse për Shqipërinë me qellim përmirësimin e standarteve të të drejtave të njeriut në vend.Fjala e plotë e Igli TotozanitTë nderuar zonja dhe zotërinj,Në cilësinë e Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, do të dëshiroja të ndaja me ju situatën e të Drejtave të Njeriut në vendin tim.Pavarësisht përmirësimeve, konsolidimi i Shtetit të së Drejtës përbën gjithnjë një sfidë, ku do të veçoja:- harmonizimin e legjislacionit kombëtar më atë ndërkombëtar dhe vecanërisht zbatimin e tij,- rritjen e kapaciteteve dhe të pavarësisë së institucioneve të pavarura, përfshi këtu edhe Avokatin e Popullit, si dhe zbatimin e rekomandimeve të institucionit të Avokatit të PopullitMë në vecanti, në punën e përditshme, duhen dyfishuar përpjekjet për :- Forcimin e mëtejshëm të sistemit të mbrojtjes sociale, me qellim që të parandalojmë shfrytëzimin e punës së të miturve dhe të luftojmë shkaqet e shfaqjes së këtij fenomeni.- Nevoja e mungesës së një ligji për minoritetet është ndjerë gjithashtu. Legjislacioni në fuqi ofron një barazi formale, por nuk garanton barazinë substanciale të minoritetit rom.- Përsa i përket gjakmarrjes zgjidhje e drejtë do të ishte një qasje proaktive për të luftuar shkaqet e këtij fenomeni dhe jo vetëm pasojat.- Përsa i përket të persekutuarve nga regjimi komunist, ka cështje që nuk kanë gjetur ende zgjidhje, si p.sh. afati i kompensimit, hapja e arkivave/dosjeve të komunizmit, si dhe gjetja e personave të zhdukur gjate asaj periudhe.- Dhuna ndaj grave, kërkon konsolidimin e mekanizmave specifike. Në këtë kuptim, koordinimi ndërmjet institucioneve qëndrore dhe atyre lokale, duhet të përmirësohet.- Pavarësisht përmirësimit të kushteve në vendet e kufizimit të lirisë, infrastruktura dhe mbipopullimi, e bëjnë të vështirë integrimin social të të dënuarve. Emergjente është nevoja për zgjidhjen e problemit të personave për të cilët gjykatat kanë urdhëruar shtrimin në spital psikiatrik, por që vazhdojnë të mbahen akoma në spitalet e burgjeve.- Gjendja juridike e pronës private vazhdon të jetë ndër problematikat më te mprehtat, duke perfshirë edhe zgjatjen e proceseve gjyqësore, si dhe moszbatimin e vendimeve të gjykatave.- Përsa i përket personave me aftësi të kufizuara, situata ekonomike që kalon vendi nuk duhet të lejojë uljen e standardeve të arritura. Perfaqësimi i personave me aftësi të kufizuara është gjithashtu një cështje mjaft e rëndësishme.- Përsa i përket të drejtave të personave LGBT, janë bërë përmirësime legjislative, por mbetet mjaft për të bërë, vecanërisht në zbatimin e legjislacionit.- Së fundi, korrupsioni mbetet ende një fenomen i përhapur, që kërkon masa të vecanta dhe specifike.Zonja dhe zoterinj, ju falenderoj per vemendjen.