Vizita e Papës, Artan Didi takon Tahirin: Nuk ka asnjë rrezik

Tiranë- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është takuar ditën e sotme me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, në ambientet e jashtme të Parlamentit ndërsa zhvillohej seanca plenare.Didi nuk i ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve, dhe  u shpreh se me Tahirin u diskutua për  vizitën e Atit të Shenjtë në Shqipëri në 21 tetor.I pyetur nga gazetarët se a ka ndonjë rrezik, ashtu siç shkruajnë mediat ndërkombëtare për kërcënime nga Shteti Islamik, Didi deklaroi se nuk ka asnjë rrezik dhe se qeveria ka marrë të gjitha masat.“Edhe dy ditë dhe kemi gjithë atë eveniment. I kemi marrë të gjitha masat dhe çdo gjë do të shkojë shumë mirë” u shpreh ai.