Rishfaqet portreti i Enver Hoxhës, e nderojnë veteranët e Gjirokastrës
Me portretin e diktatorit Enver Hoxha, flamurin shqiptar por dhe flamurin e NATO-s Gjirokastra përkujtoi sot 70 vjetorin e çlirimit të qytetit.Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve shtetërore, nxënësit e shkollave, policia, ushtria dhe veteranët kanë parakaluar në Sheshin e Çerçizit me flamuj në duar dhe me shamitë e kuqe simbol i luftës antifashiste.Në krah të tribunës ku ishin dhe përfaqësues të qeverisë, ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj dhe ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi, ministri Arben Ahmetaj veteranët kanë parakaluar duke mbajtur në dorë portretin e Enverit por dhe Tabela ku shkruhej "Lavdi veprës së Enver Hoxhës"Ata kanë çelur këtë paradë, ndërsa mbanin në duar portretin e ish diktatorit dhe udhëheqësit të LANÇ Enver Hoxha, i cili ka lindur në Gjirokastër.Më pas në paradë parakaloi ushtria, me flamurin e NATO-s, por dhe flamurin shqiptar, policia, një grup invalidësh por edhe vallatarët e vegjël.Parada e flamujve u ndoq me interes jo vetëm nga qytetarët gjirokastritë, por edhe nga turistët e huaj të cilët nuk kanë nguruar ta fiksojnë këtë moment në aparatet e tyre.Për Partinë Demokratike, është e papranueshme që qeveria të bëjë paradë me foton e vrasësit të priftërinjve në Gjirokastër, ndërsa Tiranë pret Papën me fotot e martirëve të klerit.Pak ditë më parë Paskal Milo kryetar në Komisionin e Rishkrimit të Historisë, për ciklin shkollor parauniversitar deklaroi për Ora News se Enver Hoxha s’mund të fshihet nga historia“Enver Hoxha ka qënë një përsonalitet i Shqipërisë dhe se mënyra si mund t’a interpretojnë shqiptarët periudhën e tij, nuk e bën atë që të largohet në mënyrë të dhunshme nga historia”. u shpreh ai në intervistën e dhënë më 7 shtator 2014Por ka dhe kundërshtime. Pak ditë më pas analisti Fatos Lubonja doli kundër rishkrimit të historisë nga komisioni i drejtuar nga Paskal Milo, që sipas tij, po bën përpjekje për normalizimin e figurës së Enver Hoxhës, dhe nëpërmjet saj, diktaturën e tij.