Kuvendi shkarkon Fullanin nga detyra e Guvernatorit, Rama s`e voton

Tiranë- Parlamenti votoi, mesditën e 18 shtatorit 2014, vetëm me votat e mazhorancës shkarkimin nga detyra e Guvernatorit, Ardian Fullani dhe inspektoren e Përgjitshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. Ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në votim për shkak të bojkotit parlamentar.E vetmja surprizë nga shkarkimi i Ardian Fullanit ishin 6 votat kundër dhe kryeministri që pasi foli për NATO-n u largua duke shmangur shprehjen me votë.Në mungesë të opozitës ata pak që e duan ende guvernator janë nga rradhët e maxhorancës, ose nga vetë PS që ngulmoi në shkakrimin e tij ose nga partneri deri diku indiferent LSI.Ajo që u kuptua ishte situata ndoshta jo komode e Ramës në këtë votim dhe zgjodhi të mos ishte fare në momentin e duhur në seancë dhe rrjedhimisht nuk votoi as pro e as kundër.Gjithsesi 72 të zgjedhur të popullit votuan pro duke e cilësuar Ardian Fullanin përgjegjës për akuzat që janë ngritur ndaj tij.Duke qënë i fshehtë si proces, votimi nuk nxori dot në pah ata që e mendojnë Fullanin si jo fajtor për vjedhjen spektakolare.Rezultati ishte më maskilist ashtu si edhe në gjykatë për vartësen e Fullanit, kryeinspektoren Elivar Golemi e arrestuar me të njëjtën akuzë si edhe shefi. Kundër shkarkimit të saj ka qënë vetëm një votë me shumë mundësi femërore dhe një abestenim.Gjithsesi votat kanë mjaftuar për ti dhënë fund mbretërimit Fullani në krye të BSH. Që nga kjo e enjte, 18  shtator, ai nuk është më guvernator i Bankës duke liruar rrugën për kandidatët që do të synojnë ta pasojnë në majën e piramidës financiare shqiptare.Tashmë kryeminsitri Edi Rama do të duhet të ballafaqohet me shpesh me presidentin jo të votuar prej tij, Bujar Nishani që ka edhe të drejtën të zgjedhë shefin e ri të BSH.Megjithatë beteja e emrave do të jetë interesante se nëse kreu i shtetit ka në dorë gurin, arrën në kuvend për ta votuar guvernatorin e ka maxhoranca e shefit të qeverisë.votimi(Momenti i votimit për shkarkimin  e Ardian Fullanit)Shkarkimi i tij erdhi 12 ditë pasi Bordi i Bankes Qendrore vendosi t'i propozoje Kuvendit shkarkimin e Fullanit.Aktualisht, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Ardian Fullani ndodhet në 'arrest shtëpie', ndërsa për Golemin nuk pati ndryshim të masës së arrestit dhe ajo aktualisht ndodhet në burg. Sot, Golemi është marrë në pyetje nga oficerë të policisë, në ambientet e burgut 313, në TiranëErjon Braçe para votimitPërpara votimit të shkarkimit të Fullanit dhe Golemit, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i kërkoi Kuvendit shkarkimin e Ardian Fullanit si Guvernator dhe Elivar Golemit si Inspektore.“Komisioni ka vendosur për të shkarkuar edhe nga anëtari i Këshillit Mbikqyrës zotin Ardian Fullani. Për moszbatim të detyrave të përcaktuara në nenin 54 të ligjit për Bankën e Shqipërisë nga ana e inspektrit të përgjithshëm, cënon thellë sigurinë monetare dhe interesat e Bankës së Shqipërisë, sipas nenit 47 pika 2 shkronja c të ligjit 82/69 për BSH të ndryshuar. Kërkesa për pjesëmarrje në seancë dëgjimore të Inspektorit të Përgjithshëm të BSH ishin në funksion të interesit publik. Ngjarja e rëndë e konstatuar në muajin korrik 2014 me vjedhjen e 713 mln nga thesari i shqipërisë shkaktoi rënien e besueshmërisë të publikut dhe natyrisht edhe cënimin e interesit të BSH. Komisioni me unanimitet pranoi kërkesën e deputetëve për shkarkimin e Elivar Golemit nga detyra e inspektores së Përgjithshme të BSH”

Rendi i ditës së enjte dt 18.09.2014.